Shqiptari i vrare ne Itali, si e goditi shoku i tij pasi dolen nga lokali te dehur

Aktualitet

Janë zbardhur detaje të reja të rënda nga vrasja e shqiptarit, Erion Morina, 20 vjeç, nga Malisheva e Kosovës, mëngjesin e sotëm në Calcio, një komune bergamaske në Itali.

Sipas medias vendase viktima kishte kaluar mbrëmjen në një lokal pranë banesës me një shokun e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kanë dalë mëngjesin e sotëm nga lokali, në gjendje të dehur, shoku i tij e ka goditur me shishe kokës duke e lënë të plagosur rëndë.

20-vjeçari mësohet se ka rënë pa ndenja në tokë duke humbur shumë gjak.

Për të zhdukur gjurmët, autori e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur në kanal.

Rreth orës 6 të mëngjesit, disa kalimtarë kanë vërejtur pikat e kuqe të gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

Brenda pak orëve policia identifikoi viktimën, autorin që është në kërkim dhe zbardhi ngjarjen e rëndë.

 

ME TE LEXUARAT