Bllokohen mbi 25 tone mbetje ne Portin e Ankona-s, do te dergoheshin ne Shqiperi

Aktualitet
Bllokohen mbi 25 tone mbetje ne Portin e Ankona-s, do te dergoheshin ne Shqiperi

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas, në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit.

Mediet shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme.

ME TE LEXUARAT