Ngrice dhe mjegull, ja pamjet qe vijne nga Bulqiza

Aktualitet

Prej pesë ditësh qyteti i Bulqizës dhe rrethinat e tij janë nën pushtetin e mjegullës, e cila kthehet në akull. Pamjet nga Qafa e Buallit në qytetin e Bulqizës të japin përshtypjen e një dëbore, por që në të vërtetë është akull i krijuar si pasojë e prezencës së vazhdueshme të mjegullës. Qytetarët e Bulqizës thonë se qëndrimi jashtë në prani të mjegullës dhe të ftohtit po bëhet i papërballueshëm, pasi situata zgjat prej afro një jave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë për mjekun Pneumolog Fatos Hoxha thotë se të moshuarit dhe fëmijët duhet që të shmangin qëndrimet e gjata të ekspozuara në mjegull. Sipas tij kategoritë më problematike janë ata me probleme polmunare siç është astma bronkiale.

Temperaturat e ulta, mjegulla dhe erërat e forta prej afro një jave janë prezente në qytetin e minatorëve, duke krijuar probleme të ndryshme.

ME TE LEXUARAT