Koronavirus/ Ndërpriten xhirimet në Venezia të serive me Tom Cruise

Showbiz
Koronavirus/ Ndërpriten xhirimet në Venezia të serive me Tom

Xhirimet e filmit të fundit të serive ‘Missione Impossible’ me Tom Cruise janë ndërprerë në Itali për shkak të frikës nga koronavirusi, sipas raportimeve të mediave amerikane. Këto të fundit shkruajë se pjesa e shtatë e serive të Paramount Picture kishte në program për të bërë disa xhirime në Venezia për tre javë, por për shkak të shpërthimit të epidemisë, është shtyrë momentalisht.

Deri tani numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 7 viktima dhe 232 të prekur. 173 raste dhe 6 viktima në Lombardi, 33 raste dhe një i vdekur në Veneto. 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe në Lazio, një në Alto Adige dhe një në Sicili. Gjithashtu një mjek italian ne Tenerife, pas testit të kryer ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT