Lajmi Fundit
Just another WordPress site

70 të vdekur, 3500 të plagosur, zbulohet shkaku i shpërthimit në Bejrut

Presidenti Libanez Michel Aoun i bëri thirrje kabinetit qeveritar që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut për një periudhë dyjavore pas shpërthimit masiv të së martës që shkatërroi pjesën më të madhe të portit të qytetit.

Nga shpërthimi u vranë të paktën 70 njerëz dhe u plagosën më shumë se 3.500 të tjerë.

Një stacion televiziv libanez tha se zyrtarët dyshojnë se nitrat amoni i magazinuar në port mund të ketë qenë pjesë e shpërthimit. Njerëzit njoftuan se kishin parë një re ngjyrë portokalli mbi vendin e shpërthimit.

Shpërthimi i frikshëm në Liban, humb jetën politikani

Ekspertët thonë se retë e tilla zakonisht shoqërojnë shpërthime që përmbajnë nitrat amoni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.