Përdhunonte të moshuarat dhe grabiste banesat, arrestohet “tmerri i Palasës”

Aktualitet
Përdhunonte të moshuarat dhe grabiste banesat, arrestohet

Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku grabiti një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen.

Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.

ersoni në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

ME TE LEXUARAT