Rusia kërcënon TikTokun për të fshirë këto postime

Bota
Rusia kërcënon TikTokun për të fshirë këto postime

Rusia ka kërcënuar platformat e rrjeteve sociale se do të përballen me gjoba, nëse nuk fshijnë postimet të cilat inkurajojnë të rinjtë të dalin në protestat e organizuara nga opozita.

Sipas BBC, Facebooku, Twitteri, TikToku dhe platformat tjera kanë dështuar në përmbushjen e kërkesës së qeverisë së Rusisë për të larguar postimet.

Gjobat mund të jenë deri në 53 000 dollarë, është thënë nga autoritetet.

Kujtojmë se në Rusi po organizohen protesta në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny, që është burgosur prej disa ditësh.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta masive, përkundër prezencës së madhe të forcave policore. Rrjetet sociale luajtën rol kyç për daljen e të rinjëve në rrugë.

Postimet që promovojnë tubimet u panë qindra miliona herë në TikTok.

ME TE LEXUARAT