Drogë në makinë dhe banesë, në pranga çifti i shqiptarëve në Zvicër

Aktualitet

Drogë në makinë dhe banesë, në pranga çifti i

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Zyrih të Zvicrës, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia rrugore e qytetit ka ndalur makinën e drejtuar nga 33-vjeçari shqiptar, të cilit i ishte konfiskuar patenta më parë. Gjatë kontrollit fizik në automjet, u gjetën 80 gr kokainë, një pistoletë boshe dhe mjete prerëse.

Ndërsa, gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan eth 330 gramë heroinë, 20 gramë kokainë dhe 250 gramë drogë artificiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

33-vjeçari dhe 46-vjeçarja janë arrestuar të dy nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, sakaq pritet që drejtësia zvicerane të marrë masën ndëshkimore për çiftin shqiptar.

 

ME TE LEXUARAT