Drogë, pushkë sportive dhe fishekë manovër, policia nis hetimin për 4 persona në Durrës

Aktualitet

Drogë, pushkë sportive dhe fishekë manovër, policia nis

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 4 persona në Durrës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, është nisur hetimi për një 32-vjeçar, pasiu iu gjet në makinë kokainë, pushkë sportive dhe fishekë manovër.

Ka nisur hetimi për një 31-vjeçar, pasi u kap me drogë, një 39-vjeçar po ashtu u kap me kokainë. Ndërsa një 21-vjeçar është nën hetim, ndërsa ishte shpallur në kërkim, pasi ka dëmtuar mjetin e një shtetasi 5 ditë më parë.

“Durrës/ Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe 1 rast të mbajtjes pa leje të armëve sportive.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit: M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Volksëagen", iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E. C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip "Ford", në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT