Aksident i frikshëm në aksin Korçë–Maliq/ Përmbyset automjeti mes rrugës, raportohet një i plagosur

Aktualitet

Aksident i frikshëm në aksin Korçë–Maliq/

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT