Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë, plagosen dy persona

Aktualitet

 

Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë, plagosen
ilustrim


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth rrotullimin e Bishtit të Zhurit në aksin Kavajë- Rrogozhinë.

Mësohet se në aksident kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina një tip Volkwagen dhe një tip Fiat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me shkaqet e plotë të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT