Aksident në Fushë Krujë-Milot, makinat bëhen copash, një i vdekur, dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë-Milot, makinat bëhen copash,

Keto janë pamjet të rënda ato që vijnë nga aksidenti i ndodhur gjatë mbrëmjes në aksin Fushë Krujë-Milot, ku raportohet se tri makina janë përplasur mes tyre.

Policia deklaroi se nga aksidenti ka humbur jeten nje person dhe jane plagosur dy te tjere.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.

Aksident në Fushë Krujë-Milot, makinat bëhen copash,

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksident në Fushë Krujë-Milot, makinat bëhen copash,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për përplasje të fortë, ndërsa makinat janë dëmtuar në shkallë të lartë.

 

ME TE LEXUARAT