Aksident në Durrës, makina përplaset me motorin, 36-vjeçari përfundon në spital

Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplaset me motorin,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.17, në Durrës. Mësohet se një makinë me drejtues shtetasin D.H është përplasur me motorin me drejtues shtetasin N.K, 36 vjeç, i cili është plagosur.


36-vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT