Protesta për çmimet, Binaj thirrje artistëve: Të mblidhen këtu, nuk u bien ndjekësat

Aktualitet

Protesta për çmimet, Binaj thirrje artistëve: Të mblidhen

Aktori Florian Binaj i është bashkuar edhe sot protestës së organizuar kundër rritjes së çmimeve, para Kryeministrisë.
Një thirrje të veçantë, ai pati edhe për artistët.

“U bëj thirrje të gjithë artistëve, ndjekësve të mi, të vijnë të protestojnë se nuk u bien ndjekësat në Instagram.

Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm naftën kemi si Evropa. Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm çmimet e shtëpive dhe qirave kemi si Evropa.

Të gjithë e duam Shqipërinë si Evropa, por vetëm ujin dhe dritat i kemi si Evropa.

Hajdeni të mblidhemi ta bëjmë këtë vend dhe të mos rrimë me atë shprehjen shyqyr që na dhj** zogu dhe të na e bëjë zoti mbarë,” u shpreh Binaj.

ME TE LEXUARAT