Akuza për komplot, gjykata lë në burg amerikano-kanadezen që u arrestua 3 ditë më parë në Tiranë

Aktualitet

Akuza për komplot, gjykata lë në burg amerikano-kanadezen që

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze, Lyda Harris, e cila u arrestua 3 ditë më parë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës Amerikane. 

Arrestimi i saj u bë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë kishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

Arresti është me afat 60 ditor për qëllime ekstradimi

ME TE LEXUARAT