ALARM! Rikthehet VIRUSI i rrezikshëm, u zbulua në ujërat e zeza...

Instituti “Robert Koch” (RKI) njoftoi se poliovirusi shumë ngjitës (WPV1) është zbuluar në një mostër të ujërave të zeza në Gjermani.
Gjithsesi është theksuar se deri më tani nuk është raportuar asnjë infeksion njerëzor. RKI nuk zbuloi se nga erdhi mostra e ujërave të zeza, por shtoi se vlerëson rrezikun e çdo forme të poliomelitit si “shumë të ulët”, falë shkallës së lartë të vaksinimit në Gjermani.
Sipas institutit, poliovirusi i tipit 2 (cVDPV2), i cili vjen nga vaksinat orale të gjalla të dobësuara që nuk përdoren më në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, ishte zbuluar në ujërat e zeza në vende të ndryshme, që nga fundi i vitit 2024.
RKI tha se kjo ishte një pengesë në përpjekjet globale për të zhdukur sëmundjen, e cila ishte konsideruar e zhdukur në Gjermani për rreth 30 vjet. Infeksioni i fundit i poliomelitit nga ky lloj virusi u zbulua në vend në vitin 1990, ndërsa Evropa u shpall “e lirë” në vitin 2002.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani janë raportuar 39 raste të ngjashme në Afganistan dhe Pakistan, dhe 177 raste në Nigeri, Çad, Jemen dhe Etiopi.


