Anëtar i grupit kriminal dhe trafik droge, GJKKO dënon me burg Fabion Gjonin, u arrestua në Madrid para disa muajsh

Aktualitet

Anëtar i grupit kriminal dhe trafik droge, GJKKO dënon me burg Fabion

GJKKO dënon me 6 vite e 8 muaj burg shtetasin Fabion Gjoni për kultivim dhe trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup kriminal,

Gjoni është dënuar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Në mars të këtij viti ai u arrestua në Madrid dhe më pas u bë e mundur ekstradimi i tij.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me të pandehur Fabion Gjoni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flojera Davidhi dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

4. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Fabion Gjoni me 10 (dhjetë) vjet burgim.

5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabion Gjoni t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

6. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Fabion Gjoni do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

7. Sendet e sekuestruara të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor për efekt të procedimit penal të ndarë me nr. 71/1 të vitit 2024

ME TE LEXUARAT