Banesat e tyre në rrezik nga flakët, ushtria evakuon banorët e një tjetër fshati në Gjirokastër

Aktualitet

Banesat e tyre në rrezik nga flakët, ushtria evakuon banorët e

Pas thirrjes së ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi për evakuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret në Gjirokastër, vijon largimi i tyre nga banesat.

Pas “Asim Zenelit”, janë evakuuar banorët edhe në fshatin “Arshi Lengo”, në Gjirokastrë. Ushtria dhe policia evakuojnë banorët mes errësirës, pasi situata vijon të përkeqësohet nga zjarri. Vetëm pak minuta më parë, në fshatin “Arshi Lengo” u ndez zjarri në Kodrën e Pishave, duke rrezikuar banesat.

 

Gjatë pasdites së sotme, në fshatin “Asim Zeneli” u regjistrua viktima e parë nga flakët, ku humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja e tij, e cila është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Gjithashtu, i asfiksuar në spital është edhe një ushtar i FA, i cili fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

ME TE LEXUARAT