Basha dëshmon sot në Prokurori, ja kur pritet të paraqitet kryedemokrati

Aktualitet

Basha dëshmon sot në Prokurori, ja kur pritet të paraqitet

Kreu i PD, Lulzim Basha është thirrur të dëshmojë sot në prokurori, si person që ka dijeni për atë çka ka ndodhur brenda selisë së PD-së më 8 janar. Ai është ftuar që të shkojë në prokurori në orën 12:00.


Pritet edhe dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve të papërcaktuara. Bardhi do të japë shpjegime në orën 11:00 për gjithçka ka ndodhur brenda dyerve të selisë blu.

ME TE LEXUARAT