"Blindohet" Tirana, si u plagosen dy të rinjtë me armë zjarri

Aktualitet

"Blindohet" Tirana, si u plagosen dy të rinjtë me armë

Dy të rinjte Xhulio Vela dhe Aleksander Nikolla 25 dhe 27 vjeç kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Sipas policisë ende nuk është identifikuar autori. Ndërkohë forca të shumta policie kanë blinduar hyrjet e daljet e zonës ku ndodhi plagosja për kapjen e autorëve.

"Blindohet" Tirana, si u plagosen dy të rinjtë me armë
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT