Bllokuan aksin Elbasan-Librazhd duke hequr barrierat e vendosura nga ARRSH/ Procedohen penalisht 3 persona

Aktualitet

Bllokuan aksin Elbasan-Librazhd duke hequr barrierat e vendosura nga ARRSH/

Tre shtetas janë proceduar penalisht pasi bllokuan aksin Elbasan Librazhd. Shtetasit L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një shtetase tjetër pasi ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik,  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen:

L.P., banuese në fshatin Shalës,  Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Shalës, ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasit Y.L.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi  këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.Balkanweb

ME TE LEXUARAT