Borë në zonat malore, shi në pjesën tjetër të vendit, parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Borë në zonat malore, shi në pjesën tjetër të

Moti në vendin tonë ditën e sotme do nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirash, duke rrezikuar reshje shiu, fillimisht në zonat jugore dhe më pas edhe në zonat qendrore.

Sipas MeteoAlb, orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës me shpejtësi 25 km/h POR forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.

ME TE LEXUARAT