Breshëria e plumbave prek dhe bizneset, çfarë la pas atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas

Aktualitet

Breshëria e plumbave prek dhe bizneset, çfarë la pas atentati

Detaje të reja janë publikuar nga atentati me armë zjarri të regjistruar sot në Rinas, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i dyshuar si punonjës i AMP-së.

Bëhet me dije se breshëria e plumbave ka prekur edhe bizneset e hotelet që kanë qenë pranë rreth-rrotullimit të aeroportit të Rinasit.

Sic mund të shihet në foton e mëposhtme plumbat kanë lënë shenja në xhama ndërsa fatmirësisht nuk kanë prekur ndonjë qytetar apo kalimtar të rastit.Ndërkohë pas atentatit trupi i pajetë i Danit është marrë dhe transportuar drejt morgut, ndërsa Shaljani është nisur me urgjencë drejt Traumës ku raportohet në gjendje kritike për jetën.

ME TE LEXUARAT