Dalin emrat, kush janë dy të plagosurit me armë tek ish-parku i Autobusëve në Tiranë

Aktualitet

Dalin emrat, kush janë dy të plagosurit me armë tek ish-parku i

Xhulio Vela dhe Aleksander Nikolla jane dy personat e plagosur pas te shtenave me arme te ndodhura pasditen e sotme tek ish parku i autobuseve ne Tirane.

Policia dyshon se ngjarja lidhet me grupe kriminale aktive ne zonen ku ndodhi ngjarja te cilat kane pasur konflikte edhe me pare.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT