"Delta" dominon në Shqipëri, emigrantët më të prekur nga varianti indian i Covid-19

Aktualitet

"Delta" dominon në Shqipëri, emigrantët më të

Varianti “Delta” po dominon mes të infektuarve me Covid 19 dhe në Shqipëri.  Mutacionin e ri specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po e vënë në thuajse të gjitha mostrat që po rezultojnë pozitive ditët e fundit.

“Ne vazhdojmë monitorimin e rasteve dhe testimet për virusin, pjesa më e madhe ngjan me mutacionin Delta” tha Iris Hasibra.

Të infektuarit me “Delta”  sipas virologes Iris Hasibra janë kryesisht emigrantë nga shtete ku mutacioni indian është përhapur masivisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mungojnë as vatrat familjare. Një pjesë e tyre nuk kanë shfaqur shenja dhe sipas specialistëve e kanë mësuar se janë të infektuar pas një testi të kryer për të udhëtuar jashtë vendit.

“Virusi qarkullon në familje në raste të ardhurish, rastet janë pothuajse, kryesisht që vijnë nga vendet e infektuara me këtë virus” tha ajo.

Varianti “Delta” i koronvirusit sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë po qarkullon në vendin tonë prej qershorit.

Javën e shkuar u konfirmua dhe nga laboratori i referencës në Gjermani.  Mutacioni indian po prek kryesisht personat e pavaksinuar dhe ato në moshë të re./ABC

ME TE LEXUARAT