Detaje nga atentati në Rinas/ Gilmando Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, kush e ‘spiunoi’

Aktualitet

Detaje nga atentati në Rinas/ Gilmando Dani sapo ishte kthyer nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati me një viktimë dhe një të plagosur që u regjistrua pasditen e kësaj të marte te Rrethrrotullimi i Rinasit.

Bëhet me dije se viktima Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe atenati ju bë pak çaste pasi kishte zbritur në aeroport.

Dyshohet se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur shënjestrën tek rrethrrotullimi, ndërsa nuk dihet se kush ka qënë informatori që ka treguar itinerarin e Danit.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe 40 vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri) që ndodhej në mjet me Danin. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

ME TE LEXUARAT