Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij në lokal, procedim penal për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një 40-vjeçari dhe një 25-vjeçareje, pas një episodi dhune të ndodhur më 3 gusht në një lokal në rrugën “Bardhyl”. Në konflikt janë përfshirë personazhi i njohur në rrjete sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, të cilët janë goditur fizikisht.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Sh. G., 40 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj P. H. dhe G. H., babë e bir, duke i goditur me grushte. Ai do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Ndërkohë, 25-vjeçarja A. P., që ndodhej në shoqërinë e autorit të dyshuar në momentin e ngjarjes, është proceduar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka dhënë deklarime kontradiktore për të shmangur përgjegjësinë penale të të shoqëruarit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.