Dibër, tregëtonin naftë kontrabandë, arrestohen 3 persona

Aktualitet

Dibër, tregëtonin naftë kontrabandë, arrestohen 3 persona

3 persona jane vene ne pranga nga policia e Dibres sepse tregetonon dhe furnizonin automjetet me nafte kontrabande, pas operacionit te koduar "Evazioni".

Njoftimi nga policia:

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër


Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u finalizua operacioni policor i koduar “Evazioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

A. C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.

I. M., 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.


A. L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil) në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ambienteve të subjektit janë konstatuar dhe sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv(Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.

ME TE LEXUARAT