Digjet automjeti në Halil të Krujës, dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Rinas

Aktualitet

Digjet automjeti në Halil të Krujës, dyshohet se i përket

Një automjet i tipit Toyota është gjetur i djegur pasditen e sotme në fshatin Halil të Krujës.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se makina mund t’u përkasë autorëve të atentatit të ndodhur në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i Emiliano Shullazit.

Policia po punon për të verifikuar nëse ka lidhje direkte me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak orë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

ME TE LEXUARAT