“Dikur bënim byrek, është bimë e egër”, mësuesi u arrestua për kultivim opiumi, flasin familjarët

Aktualitet

“Dikur bënim byrek, është bimë e egër”,

Një ditë më parë mësuesi T.Lamaj nga fshati Drithas, Vlorë u arrestua nga policia me akuzën e kultivimit të një bime të dyshuar si opium. Bima u gjet në tokën e ullinjve.

Nipi i Lamaj tregon se me këtë bimë janë rritur, duke e parë të kultivohet si një bimë e egër në toka të papunuara, madje thot i riu, nënat dikur bënin edhe byrek më këtë bimë.

“Kanë ardhur oficerë civilë dhe kanë qëndruar pak kohë rreth shtëpisë së xhaxhait tim. Inspektori i ka thërritur, pasi kanë ardhur këtu kanë parë ca bimë që ne i themi lulekuqe, ose lulerozë, e kemi përdorur dhe për të bërë byrek. Është në çdo bahçe të fshatit”, shprehet nipi i mësuesit të arrestuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia në komunikatën e bërë publike thotë se bimët u sekuestruan, mirëpo qartazi duket se policia jo vetëm që nuk e ka shkulur bimën, por edhe ato rrënjë që shkuli i ka lënë pas.

Teksa toka vazhdon të jetë e mbushur me fidan të rinjë të rritur të bimës së dyshuar si Opiim.

Në qendër të fshatit,  e në anë të rrugës, në gati të gjitha baçet e Drithasit, dallohet lehtë se kjo bimë e ndaluar për të cilën mësuesi i fshatit është arrestuar po lulëzon e po rritet normalisht.

 

ME TE LEXUARAT