Durrës, Manastirliu "derë më derë" për të bindur qytetarët të vaksinohen

Aktualitet

Durrës, Manastirliu "derë më derë" për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon me nismën e saj derë më derë për t'i bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.

Manastirliu këtë të mërkurë ka qenë në Durrës në zonën e Spitallës ku ka takuar qytetarët dhe ka treguar rëndësinë që ka vaksinimi i të gjithëve.

Ndërkohë kujtojmë se herë pas here ministrja bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të marrin dozat e vaksinës anti Covid.

“ DERË MË DERË

Spitallë – Me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, për të folur sy më sy me banorët e kësaj zone, për rëndësinë e vaksinimit anticovid, në këtë Aksion Kombëtar në Mbrojtje të Jetës dhe Shëndetit.

#VAKSINOHU

 

#JetaJoteVLEN ”, shkruan në Facebook Manastirliu.

ME TE LEXUARAT