Durrës/ Procedohet penalisht kapiteni 43-vjeçar nga Bari, shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve

Aktualitet

Durrës/ Procedohet penalisht kapiteni 43-vjeçar nga Bari, shkaktoi

Një 43-vjeçar nga Bari, Itali është proceduar penalisht për ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Kapiteni i tragetit, i identifikuar me inicialet D.M., shkaktoi ndotje duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

“Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, procedohet penalisht kapiteni i një trageti.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT