Dyshohet se autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit kishin informatorë në Spanjë. Zona nga Nikla në Rinas nuk kishte energji elektrike

Aktualitet

Dyshohet se autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit kishin informatorë

Detaje të reja nga atentati i ndodhur dje në Rinas ku pranë aeroportit nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Dyshohet se atentatorët kanë patur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.

Makina Toyota ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin i ndaluar.

E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qënë pa energji elektrike.

Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit. Ballkanweb

ME TE LEXUARAT