Durrës/ Goditi me grusht komshiun pasi i ngacmoi vëllain e sëmurë, ndërron jetë 52-vjeçari, pranga të miturit

Aktualitet

Durrës/ Goditi me grusht komshiun pasi i ngacmoi vëllain e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, pak ditë më parë, ku një përplasje e momentit mes dy personave ka përfunduar me vdekje.

Policia ka ndaluar 18-vjeçarin, L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen.”

Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, i riu dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht 52-vjeçarin Saimir Fetahu. Si pasojë e goditjes, ky i fundit ka rënë me kokë në tokë, duke marrë dëmtime të rënda.

Nga hetimet rezulton se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka sjellë pasojën e rëndë. Viktima dyshohet se në gjendje të dehur  kishte ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të autorit të dyshuar. Me ta marrë vesh, ai ka shkuar të sqarohet dhe e ka goditur me grusht.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë fillimisht në vend dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, 52-vjeçari ndërroi jetë më datë 10 nëntor, rreth orës 22:00.

Pas konstatimit të vdekjes, Policia e Durrësit ndaloi me iniciativë autorin e dyshuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT