E kishin fshehur në kamion, kapen 300 kg kokainë në portin e Durrësit, një i arrestuar

Aktualitet

E kishin fshehur në kamion, kapen 300 kg kokainë në portin e

300 kg kokainë janë kapur nga policia në Portin e Durrësit. Droga ishte e fshehur në trupin e një kamioni, menjëherë policia ka arrestuar shoferin, 40-vjeçarin N.A nga Maqedonia e Veriut.

Autoritetet shqiptare theksojnë se në bazë të dyshimeve të krijuara vendosën që kamionin ta fusnin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u zbulua droga. Kamioni drejtohej nga një 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Nazif Ajroski, i cili u arrestua.

Sikur duket edhe në foton e publikuar nga policia e shtetit, kokaina ishte e paketuar me logot e “Chicago Bulls”, “Kenzo”, “Dior” dhe ekipit të PSG-së.

Njoftimi i policisë

Port, Durrës Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

ME TE LEXUARAT