E rëndë në Vlorë, dy efektiva policie akuzohen për kultivim kanabisi

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, dy efektiva policie akuzohen për

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Vlore ku dy efektiva, me detyre specialiste te policimit ne zone, SPZ, jane vendosur nen akuze per kultivim kanabisi dhe favorizim te ketij aktiviteti.

Ministria e Brendshme ka bere me dije se dy efektivat, me iniciale:

L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;
M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, jane pezulluar nga detyra pas akuzave te ngritura ndaj tyre.

Burimet bene te ditur se Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për 2 punonjës policie në Komisariatin e Vlorës, në kuadër të procedimit penal, viti 2021, për veprat penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 284 dhe 248 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit".

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa SHÇBA Vlorë vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe rasteve të shpërdorimit të detyrës që lidhen me favorizimin e kultivimit të narkotikëve.

ME TE LEXUARAT