Elbasani në "shtetrrethim", RENEA "terror" drejtuesve të makinave luksoze

Aktualitet

Elbasani në "shtetrrethim", RENEA "terror" drejtuesve

RENEA po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit, ku janë ngritur disa pika kontrolli. Të gjitha makinat luksoze janë vënë nën lupën e e kontrollit të Forcave Renea.

Burime bëjnë me dije, se kontrolle janë duke u kryer edhe në zonën e Bradasheshit, aty edhe ku ka banesën i shumëkërkuari Talo Çela.

Nuk dihet nëse ende është kontroll rutinë, apo blutë kanë pasur informacione se në këtë zonë fshihej Çela, person i cili i ka shpëtuar disa operacione të forcave RENEA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni është kryer në mënyrë të fshehtë dhe në këtë operacion që është ende në vijim nuk ka marr pjesë asnjë efektiv i policisë së  Elbasanit, por vetëm efektivë të RENEA-s.

Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga FaxNews rrjetës së policisë nuk i ka shpëtuar as ‘Cadillac-u’ luksoz. Bëhet me dije se gjithashtu se kontrolle të shumta janë kryer dhe në lokale të ndryshme të qytetit.

ME TE LEXUARAT