Emri/ Identifikohet pushuesi që u gjet i mbytur në plazhin e Talës në Lezhë

Aktualitet

Emri/ Identifikohet pushuesi që u gjet i mbytur në plazhin e

Policia e Lezhës ka mundur të zbardhë identitetin e personit, që u gjet pasditen e sotme i mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se viktima është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Pas identifikimit, grupi hetimor ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur policia ka marrë njoftimin për trupin e pajetë të 27-vjeçarit, i cili nuk ishte i identifikuar ende në momentin e konstatimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:  

Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

ME TE LEXUARAT