Festa të shfrenuara me drogë e alkool, 150 turistë në Porto Nova: Në Shqipëri çdo gjë është e mundur!

Aktualitet

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, 150 turistë në Porto

Të pashqetësuar nga askush, as nga autoritetet, 150 turistë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur prej 2 javësh në Porto Nova, duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool. “Ileghal Techno” quhet eventi i tyre, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri që në fillim të shtatorit dhe fillimisht u ndalën në plazhin e Vilë-Bashtovës, ndërsa destinacion të radhës zgjodhën Porto Novën.

Gjatë qëndrimit në këto brigje, ata kanë organizuar festa të shfrenuara siç pohon edhe një peshkatar, i cili thotë se ata nuk janë turistë të zakonshëm.

"Këtu kanë ardhur njerëz normal zakonisht, tani së fundmi kanë ardhur këta, e shikojnë argëtimin ndryshe, me disko, me pije të ndryshme. Ishin tre diskoteka", thotë.
Turistët shprehen se zgjedhin pikërisht këtë vend për shkak të faktit se janë 'në mes të askundit', ndërsa një tjetër thotë se në "Shqipëri çdo gjë është e mundur". 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë".
 "Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur".
 "Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi".
Grupimi “Ileghal Techno” është një festë e paligjshme ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa, ku nuk mungojnë dhe shqiptarë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme, duke u argëtuar pa limit e duke përdorur masivisht alkool dhe lëndë narkotike. E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT