FOTO/ Ky është agjenti i AMP-së që mbeti i plagosur në atenatin e Rinasit

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Muçi Shaljanit (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur me plumb në kokë në atenatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani.
Shaljani që prej shtatorit ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sot ai po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, i cili sapo ishte kthyer nga Barcelona në Shqipëri.
Rrugës teksa po ktheheshin atyre iu bë një atentat ku Gilmando Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë me plumb në kokë. Ende nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.
Si ndodhi atentati?
Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.
Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.
Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.


