Foto/ Njëri subjekt i OFL-së, tjetri i dënuar për vrasje, viktimat e atentatit në Elbasan

Aktualitet

Foto/ Njëri subjekt i OFL-së, tjetri i dënuar për vrasje,

Një nga viktimat e atentatit të sotëm (4 tetor) në Elbasan është edhe Lulzim Bitri, i cili ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

Lulzim Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoni. Ndërkohë i vrarë mbeti edhe Ardian Çollaku, edhe ky një person me precedent penal.

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit. Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

ME TE LEXUARAT