Gent Sejko prezanton monedhën e re për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Aktualitet

Gent Sejko prezanton monedhën e re për 100-vjetorin e Bankës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, hapi sot, më 11 nëntor, konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të bankës qendrore.

Në këtë event marrin pjesë akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, të cilët do të ndajnë analizat dhe vizionet e tyre për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.


Pasi mbajti një fjalim të gjatë, Sejko prezantoi edhe një monedhë të re, të prodhuar me rastin e 100 vjetorit.

Gent Sejko prezanton monedhën e re për 100-vjetorin e Bankës

Gent Sejko prezanton monedhën e re për 100-vjetorin e Bankës

Gent Sejko prezanton monedhën e re për 100-vjetorin e Bankës

Gjatë fjalës së tij, Sejko theksoi rëndësinë e këtij jubileu si një moment për të reflektuar mbi përpjekjet e punonjësve të Bankës së Shqipërisë dhe arritjet e saj gjatë një shekulli. Ai kujtoi vizionin e rilindasit Sami Frashëri për krijimin e institucioneve të afta që mbrojnë sovranitetin ekonomik, dhe theksoi sukseset e BSH-së në zhvillimin e tregjeve financiare, rritjen e besimit në monedhën vendase dhe përmirësimin e standardeve ekonomike të vendit.

Sejko bëri bilancin e tre dekadave të fundit, duke nënvizuar rritjen mesatare të të ardhurave për frymë me 4.3%, inflacionin mesatar prej 3.1%, rritjen e stokut të kredisë për sektorin privat, dhe forcimin e rezervave valutore. Ai theksoi se, përveç turbulencave ekonomike të vitit 1997, ekonomia shqiptare nuk ka përjetuar kriza të mëdha dhe është rritur edhe niveli i investimeve të huaja dhe besimit në sistemin financiar vendës.

Guvernatori theksoi gjithashtu se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë për përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë financiare dhe zhvillimit ekonomik.

ME TE LEXUARAT