Hape derën o by*hq*r.”/ “Benzi” i zi i ikën Policisë rrezikon jetën e disave prej tyre

Aktualitet

Hape derën o by*hq*r.”/ “Benzi” i zi i ikën

Kanë dalë pamjet e një arratisje spektakolare që iu ka bërë një makinë punonjësve të policisë në zonën e Varrit të Bamit në kryeqytet.

Siç shihet dhe nga pamjet, makina në ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranon që të kontrollohet, dhe më pas shkel gazin duke u larguar prej aty.

Në pamje shihet si është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë, të cilët bën thirrje të vazhdueshme që i riu të hapte mjetin, madje duke përdorur dhe një gjuhë disi vulgare.

Teksa dështuan që të ndalonin kriminelin, punonjësit e policisë kanë nxituar që tiu merrnin gazetarëve që u gjendën rastësisht aty telefonat.

Efektivët, disa prej të cilëve civilë kanë shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj dhe e kanë mbajtur për disa minuta të ndaluar, duke i marrë edhe telefonin.

ME TE LEXUARAT