Humbi rrugën dhe ra nga lartësia në Theth, turistja polake transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Humbi rrugën dhe ra nga lartësia në Theth, turistja polake

Dy turistë nga polonia kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, duke vënë në alarm policinë e Shkodrës dhe banorët e zonës të cilët janë angazhuar për gjetjen e tyre. 

Gjatë ecjes së tyre, 35-vjeçarja nga Polonia është aksidentuar duke rënë nga një pjesë e thepisur nga e cila ka pësuar mjaft dëmtime fizike. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë për ta transportuar turisten drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Theth, Shkodër

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia. Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

ME TE LEXUARAT