Humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli, flet shoku i viktimës: Fatkeqësi e madhe, nuk kishim zjarrfikëse

Aktualitet

Humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli, flet shoku i

Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Asim Zeneli, ku humbi jetën nga flakët 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ka folur shoku i të ndjerit. Pranë banesës së viktimës, i afërmi u shpreh se kjo është një fatkeqësi e madhe për familjen. Sipas tij, pasi flakët u futën brenda në fshat, nuk kishin zjarrfikëse në dispozicion gjë që solli edhe humbjen e jetës së Haxhiajt.

"Erdhi flaka nga poshtë këtu, me erë, kishte një erë të madhe shumë dhe e shkriu në vend. Të shohim tani, sikur një fije shprese kemi.  Ka dy djem, një e kishte në Tiranë të voglin në shkollë dhe në punë atje, tjetrin këtu e kishte. Në radhë të parë atë e kam shok, unë nuk jetoj këtu jam në Athinë, atë e kam shok dhe motrën e atij e kam kunatë. Një fatkeqësi e madhe! Ç'të them se këtu kishim mundësi por nuk kishim zjarrfikëse, s'kishte asgjë, arriti zjarri në mes të fshatit", u shpreh shoku i viktimës.

Andrea Haxhiaj, 64 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës pas përpjekjeve për shuarjen e zjarrit që i erdhi pranë banesës. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar.

ME TE LEXUARAT