I arrestuar në Itali për drogë, e shkuara e errët e 25-vjeçarit të plagosur në Tiranë

Aktualitet

I arrestuar në Itali për drogë, e shkuara e errët e

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “ish-parkut të autobusëve”.

Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Ndërkohë  mësohet se Xhulio Vela është një person i njohur për policinë.

Ai rezulton të  jetë i arrestuar më parë për drogë në Shqipëri, ndërsa po ashtu i arrestuar rezulton të jetë edhe në shtetin Italian po për drogë si pjesë e një grupi kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht ka pasur një sherr mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë. Ky sherr ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.


Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

ME TE LEXUARAT