Atentati në Rinas/ “A ka gisht policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?”

Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e regjistruar ditën e sotme në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Shaljani (Sheqeri), punonjës i AMP-së.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha thotë se ekzekutimi i Danit ndodhi në vendin më të sigurt në vend, teksa ngre dyshime për një bashkëpunim të mundshëm të policisë me autorët e ngjarjes.
Referuar njoftimit të policisë e cila tha se gjeti mjetin e djegur të autorëve në Halil të Krujës por nuk mund të shkonte aty, Berisha thotë se duhet të hetohet edhe roli i policisë në këtë atentat.
Reagimi i Berishës
A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?
Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.
Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar.


