I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari në Delvinë

Aktualitet

I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në Delvinë, pasi është dëmtuar nga shembja e një murit.

Policia njofton se i moshuari J. Ç. ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT