Ja për cilin pallat shkoi në burg Vangjush Dako dhe zyrtarët e Bashkisë Durrës

Aktualitet

Ja për cilin pallat shkoi në burg Vangjush Dako dhe zyrtarët e

Në foton e mësipërme është pallati "Tod Trungu" në qendër të Durrësit, leja e të cilit çoi në pranga ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ndërtuesin dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.

SPAK ka gjetur shkelje në lejen e ndërtimit të dhënë 11 vite më parë gjatë drejtimit të bashkisë nga Vangjush Dako.  Ky i fundit dhe disa ish zyrtarë të tjerë të drejtorisë së Urbanistikës akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Ndërtuesi i atij pallati i cili është vënë në pranga është shtetasi Fiqiri Farruku. Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish zyrtarëve të tjerë.

Mësohet se për 5 ish-zyrtarë, Vangjush Dakon dhe biznesmenin Fiqiri Farruku është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për tre gra, ish-zyrtare, është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Dako akuzohet dhe për korrupsion në lidhje me një tender.

ME TE LEXUARAT