Kakavijë, fermerët grekë heqin bllokadat dyditore, rikthehet fluksi në kufi

Aktualitet

Kakavijë, fermerët grekë heqin bllokadat dyditore, rikthehet

Në doganën e Kakavijës me përfundimin e protestave dyditore të fermerëve grekë është rikthyer fluksi i lëvizjes në kufi. Prej orës 11.00 të së enjtes, fermerët grekë për 48 orë pa ndërprerje rivendosën bllokadat në rrugën Kakavijë-Janinë duke vështirësuar lëvizjen në të dyja anët e kufirit. Mesditën e së shtunës me përfundimin e protestës së fermerëve është rikthyer fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit.

I konsiderueshëm është numri i këmbësorëve dhe automjeteve që po udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas.

Aktualisht Policia Kufitare po punon me 3 sportele ndërsa edhe pala greke ka shtuar sportelet e dokumentave duke evituar radhët e pritjes në kufi. Gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 3.471 shtetas në hyrje-dalje dhe 1.172 automjete.

ME TE LEXUARAT